Djemtë e Kosovës janë shumë të motivuar para ndeshjes me Çekinë, e cila pritet të jetë vendimtare për kualifikimin e Kombëtares Kosovare.
Luani i Kombëtares, Florent Hadergjonaj përmes një shkrimi ka premtuar se do të jap gjithçka për të bërë të lumtur kosovarët gjatë ndeshjen Kosovë-Çeki.
“Gati për ndeshjen vendimtare. Do të japim gjithçka që të ju bëjmë të lumtur“, ka thënë ylli i Hudersfieldit.
Po ashtu, Hadergjonaj pritet të jetë startues nesër mbrëma por ende nuk dihet pozita e tij ku do të luaj. /InLajmi