Peja e ka mposhtur Vllazninë e Shkodrës në kuadër të Ligës Ballkanike.
Vendasit shënuan fitore me rezultat 78:67 (23:16, 25:19, 15:13, 15:19).
Peja arriti fitoren e dytë në dy ndeshje të zhvilluara në BIBL, derisa kjo ishte humbja e dytë për skuadrën shkodrane.
Drilon Hajrizi e udhëhoqi Pejën në këtë përballje me 22 pikë e 6 kërcime. Derisa atë e ndihmuan Henrik Sirko me 20 pikë e tetë kërcime dhe Malcolm Armstead me 16 pikë, gjashtë kërcime dhe tetë asistime, transmeton Koha.net.
Te mysafirët u dallua Colin James Voss me 19 pikë, 5 kërcime dhe 3 asistime.