• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 25 March, 2023
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Çdo ditë mijëra kërkues vizash presin në ambasadat gjermane

J G nga J G
Friday, 18 October 2019, 12:45
në Kosovë, Shqipëri
0 0
0
Çdo ditë mijëra kërkues vizash presin në ambasadat gjermane
0
SHPERNDARJE
12
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Shumë vetë nga Shqipëria e Kosova që kërkojnë një vizë pune realisht duhet të stërvisin durimin për shkak të pritjes së gjatë në ambasadat gjermane. Ministria e Jashtme tani i thotë DW-së se do të ketë përmirësime.

Deri më tani disa qindra mijëra punëtorë nga vendet e Ballkanit Perëndimor kanë ardhur në Gjermani të punojnë përmes Rregullores së Ballkanit të qeverisë gjermane. Nga ekspertët ajo shihet si sukses i madh që po përmbush nevojat e tregut gjerman të punës. Sipas Institutit të Ekonomisë Gjermane (IW) në fillim të këtij viti kanë qenë të regjistruar afër 100.000 vetë nga vendet e Ballkanit Perëndimor që punojnë në punë të thjeshta në Gjermani dhe 60.000 të tjerë që kanë gjetur punë të kualifikuara. Por kjo rregullore e posaçme e qeverisë gjermane, e cila u ofrua si mundësi për të reduktuar numrin e refugjatëve nga vendet e Ballkanit në vitin 2015, përfundon në vitin 2020.

Më 1 janar pritet të hyjë në fuqi ligji gjerman për fuqinë punëtore, i cili rregullon me detaje ardhjen e fuqisë punëtore nga vendet jashtë BE-së. Për herë të parë mund të vish në Gjermani edhe me një vizë 6 mujore për të kërkuar punë duke i mbuluar personalisht shpenzimet për këtë periudhë. Përveç kësaj të rinjtë nën moshën 25 vjeç që kanë mbaruar shkollën, mund të vijnë për të kërkuar një vend kualifikimi për deri në gjashtë muaj, nëse matura e tyre i kualifikon për shkollë të lartë, nëse njohin gjermanishten në nivelin B2 dhe e sigurojnë vetë jetesën në këtë kohë.

Kritika për kohëzgjatjen e vizës

Ligji tingëllon si një premtim i bukur, por si do të arrish deri tek marrja e vizës?Sepse megjithëse Gjermania po ndjek një politikë të hapur në drejtim të sigurimit të fuqisë punëtore nga jashtë, realisht rruga e ardhjes si punëtor i rregullt në këtë vend është shumë e gjatë. Viza është kthyer në pengesën kryesore për ardhjen në kohë të fuqisë së kualifikuar punëtore për sipërmarrjet gjermane. Deri në një vit e më shumë presin aplikuesit për vizë vetëm për marrjen e një orari për futjen e dokumenteve në ambasadat gjermane në vendet e Ballkanit.

Dhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë, (DIHK) e ka kritikuar së fundmi fenomenin e tejzgjatur të pritjes për vizë. Ekonomia gjermane ka pritshmëri të larta nga ligji për ardhjen e fuqisë punëtore, thuhet nga ky institucion. Shumë firma kanë probleme të gjejnë fuqi punëtore. Prandaj DIHK kërkon që “qëllimi duhet të jetë shkurtimi i kohës së pritjes për një orar në ambasadë dhe marrjen e vizës nga sa është tani një vit deri në disa javë”, citon gazeta gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung, DIHK.

Sipas presidentit të DIHK, Erich Schweitzer, “sipërmarrjet e këtushme janë të varura nga ajo që nga viti 2020 të ketë vërtet procedura të përshpejtuara në rekrutimin e fuqisë punëtore nga vendet jashtë BE”. Këto shqetësime të Dhomës Gjermane të Tregtisë përkojnë me raportimet në media, se në vitet e ardhshme pritet ulje e fuqisë punëtore nga vendet e BE. Ligji për fuqinë e kualifikuar punëtore e parashikon edhe procedurën e përshpejtuar për fuqinë punëtore, nëse kjo kërkohet nga punëdhënësi.

Reagim nga Ministria e Jashtme

Deutsche Welle ka pyetur Ministrinë e Jashtme Gjermane, se çfarë përgatitjesh po bëhen për përballimin e fluksit të mundshëm të kërkesave për vizë nga 1 janari 2020, kur hyn në fuqi, ligji për fuqinë e kualifikuar punëtore. Zyra e shtypit ka reaguar me një deklaratë ku thekson se “Ministria e Jashtme së bashku me aktorët e tjerë të përfshirë në procesin e vizës po përgatitet intensivisht para hyrjes në fuqi të ligjit për fuqinë e kualifikuar punëtore. Qëllimi i masave të ndryshme janë përmirësime të tjera në drejtim të eficiencës dhe mirësjelljes ndaj aplikuesve në procesin e vizës – kjo përmes zgjerimit të kapaciteteve, digjitalizimit të mëtejshëm dhe masave konkrete për zvogëlimin e procesit administrativ në procedurën e marrjes së vizës.”

Shumë aplikues për një vizë pune në ambasadat gjermane në Tiranë dhe Prishtinë ankohen për procedurat e gjata që rrezikojnë edhe vendin e punës që ata kanë arritur të gjejnë në Gjermani. Një nga kërkesat për marrjen e vizës që merr shumë kohë është njohja e kualifikimit profesional.

Sipas zyrës së shtypit të Ministrisë së Jashtme Gjermane si rregull kërkohet që të interesuarit të kenë një njohje zyrtare të profesionit e menjëherë pas kësaj mund të kërkojnë vizë. Tani planifikohet të ngrihet një zyrë qendrore shërbimi për fuqinë punëtore që kërkon njohjen e kualifikimit. “Kjo qendër shërbimi do të këshillojë aplikuesit në vendet ku janë dhe do t’i shoqërojë ata në procedura përkatëse”, thuhet nga Ministria e Jashtme gjermane, shkruan koha.net.

Por nëse këto masa do të japin efekt konkret për shkurtimin e kohës së pritjes për marrjen e vizës, këtë do ta tregojë viti i ardhshëm. DIHK gjermane ka kërkuar ndërkohë nga qeveria gjermane që të rrisë personelin në ambasadat gjermane dhe të krijojë kushtet për marrjen e fuqisë së kualifikuar punëtore nga jashtë/DW.

 

Postimi i mëparshëm

Molla e pjekur ilaç shërues dhe nuk e kemi ditur

Postimi tjetër

Serbët nuk e pranojnë Kosovën si shtet por i kërkojnë 4 komuna në veri

Të ngjajshme Postime

Diplomati Ryker: Pasi marrëdhënjet Kosovë-Serbi të normalizohen, 5 shtetet do ta njohin pavarësinë
Kosovë

Diplomati Ryker: Pasi marrëdhënjet Kosovë-Serbi të normalizohen, 5 shtetet do ta njohin pavarësinë

Saturday, 25 March 2023, 9:29
Krasniqi pas vendimit të GJK: Dëshmuam që jemi në shërbim të qytetarëve
Kosovë

Krasniqi pas vendimit të GJK: Dëshmuam që jemi në shërbim të qytetarëve

Friday, 24 March 2023, 22:20
Gërvalla: Roli i Greqisë është shumë i domosdoshëm në përpjekjet për të ulur tensionet me Serbinë
Kosovë

Gërvalla: Ka shumë shembuj të shteteve që nuk janë anëtarë të OKB-së, por janë të suksesshme

Friday, 24 March 2023, 18:44
Abdixhiku: Në nderim të së shkuarës, do të bëjmë të ardhmen!
Kosovë

Abdixhiku: Trusti po humb nga gjysmë milioni çdo ditë

Friday, 24 March 2023, 12:50
25-vjetori i Epopesë së Dukagjinit, Kurti bën homazhe në Gllogjan
Kosovë

25-vjetori i Epopesë së Dukagjinit, Kurti bën homazhe në Gllogjan

Friday, 24 March 2023, 11:57
Krasniqi për dënimin e Mustafës: Drejtësia do të gjejë rrugën e vet
Kosovë

24-vjetori i bombardimeve, Krasniqi-NATO-s: Faleminderit dje, sot, nesër dhe përgjithmonë!

Friday, 24 March 2023, 11:27
Postimi tjetër
Serbët nuk e pranojnë Kosovën si shtet por i kërkojnë 4 komuna në veri

Serbët nuk e pranojnë Kosovën si shtet por i kërkojnë 4 komuna në veri

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Lajmet e fundit

Tensioni i lartë, disa nga faktorët emocionalë dhe psikologjikë që nxisin rritjen

Tensioni i lartë, disa nga faktorët emocionalë dhe psikologjikë që nxisin rritjen

Saturday, 25 March 2023, 9:44
Diplomati Ryker: Pasi marrëdhënjet Kosovë-Serbi të normalizohen, 5 shtetet do ta njohin pavarësinë

Diplomati Ryker: Pasi marrëdhënjet Kosovë-Serbi të normalizohen, 5 shtetet do ta njohin pavarësinë

Saturday, 25 March 2023, 9:29
  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu