Sigal Prishtina nuk ka arritur të kualifikohet në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve, pasi pësoi humbje sërish ndaj Legia Varshavës, por pas kohës shtesë.
Koha e rregullt përfundoi me epërsi të Prishtinës, 67-69, megjithatë kjo nuk mjaftoi për klubin nga kryeqyteti, pasi Legia Varshava kishte fituar në Prishtinë me dy pikë epërsi dhe ky rezultat çoi ndeshjen në vazhdime.
Vendasit ishin më të mirë në çerekun e parë që e fituan me rezultat 24-20, kurse Prishtina u kundërpërgjigj në dy çerekët e radhës duke i fituar 18-19 dhe 8-20.
E në çerekun e katërt vendasit ishin më efikas duke e fituar me 17-10.
Se të dyja ekipet e donin kualifikimin tregon fakti se u deshën dy herë nga pesë minuta për ta mësuar fituesin.

Në vazhdimin e parë të dyja ekipet shënuan nga shtatë pikë, me rezultatin që ishte 74-76.
Kurse pas vazhdimit të dytë Legia Varshava e fitoi përballjen me rezultat 85-83, derisa rezultati i përgjithshëm nga të dy ndeshjet ishte 166 – 162.
Me këtë fitore klubi polak u kualifikua në raundin e dytë eliminator në Ligën e Kampionëve.
https://twitter.com/LegionisciCom