Ma mirë dhëmbi se nofulla
– Shpirt, nuk të pëlqen supa ime e parë? – e pyet gruaja e re burrin, i cili gjatë darkës, në një moment bërtiti diç të pakuptimtë.
– Më pëlqen moj grua, por qëlloi një gur i fortë në supë dhe po më duket se e theva dhëmbin, ankohet burri.
– Mos u bën merak i dashur. Në ditët e para të martesës, babai im e theu nofullën gjatë drekës dhe ende është gjallë, kurse ti ankohesh për një dhëmb. – mundohet ta qetësojë gruaja burrin.
Shkruan: Osaman Goranci