Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme, të cilat u zhvilluan në kuadër të javës së 4-t të Superligës së Kosovës në futboll.
Dy skuadrat gjilanase, Drita e Gjilani, i kanë arkëtuar nga tri pikë të reja, duke i konfirmuar në këtë mënyrë ambiciet e tyre për plasman të lartë, madje për vetë titullin e kampionit.
Në kryendeshje, Drita ka shënuar fitore ndaj kampionit aktual, Feronikelit, me rezultat 1:0. Hamdi Namani ishte autor i golit të vetëm në këtë ndeshje, i cili shënoi me kokë në çastet e fundit të pjesës së parë, kur pas një gjuajtjeje të Bunjamin Shabanit, topi u kthye nga tërthorësja, ndërsa Namani e dërgoi në rrjetën e portës së mysafirëve, shkruan Insajderi
Ndërsa, Gjilani ka fituar në udhëtim te Drenica me rezultat 2:0. Gerhard Progni me kokë (16’) dhe Fjori Januzi me një gjuajtje nga largësia (64’) shënuan për gjilanasit.