Ku jetojnë shqiptarët
– Naim na trego në cilat shtete sot jetojnë shqiptarët. – e pyet profesori i historisë nxënësin.
– Zotëri profesor, si gjithnjë edhe sot, shqiptarët jetojnë në vatrat e tyre stërgjyshore dhe shekullore: në Shqipëri, në Maqedoni, në Çamëri, në Kosovën Lindore dhe në Mal të Zi…
– Po, Kosovën e ke harruar, Naim?

– Jo zotëri profesor, nuk e kam harruar. Deshta ta përmend, mirëpo, kujtoj se në këto vitet e fundit, në Kosovë jetojnë vetëm politikanët dhe minoritarët, ndërsa shqiptarët vetëm votojnë dhe protestojnë.
Autor: Osman Goranci