• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 22 March, 2023
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Sociale Intervista

Intervistë me Nexhmije Pagarusha

J G nga J G
Thursday, 29 August 2019, 17:22
në Intervista
0 0
0
Intervistë me Nexhmije Pagarusha
0
SHPERNDARJE
155
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Më 7 Maj ka mbushur 75 vite. Një festë që e ka kaluar nën shoqërinë e telefonatave të panumërta të artdashësve, të afërmve dhe emotivitetit të saj të theksuar. Shprehet se e festoi ditëlindjen si gjithë herëve të tjera, ku përveç adhuruesve e vizitoi në shtëpinë e saj dhe ministri aktual i Kulturës së Kosovës, zoti Valton Beqiri, edhe pse nuk kishte ndonjë organizim të veçantë për të. Zonja Pagarusha jeton në një apartament të vogël në Prishtinë që nuk i kalon të 40 metër katrorët. Prej kohësh ajo është anëtare e shoqatës së Handikapëve në Kosovë ku jep një kontribut tejet aktiv. Vazhdon të jetë një grua shumë e dashur, mikpritëse dhe e mbushur me emocione shpërthyese. Është një nga këngëtaret më të njohura të Kosovës, e vlerësuar me çmime shumë domethënëse ndër të cilët mund të theksohen ”Bylbyli i Kosovës”, “Këngëtarja e Shekullit”.

“Historia ime e jetës”

Në moshën 4-vjeçare mbetet pa nënë. Shprehet se nuk e kujton atë periudhë të vështirë, ndoshta dhe për faktin që babai i saj, Vesel Pagarusha, pas dy vitesh u martua me një grua shumë të mirë dhe njerka ia mbushi plotësisht boshllëkun e nënës me dashurinë dhe përkujdesjen e saj. I dha dhe katër vëllezër me të cilët gjatë gjithë jetës do jetë shumë e lidhur dhe shpesh ato do e ndihmojnë të kapërcejë vështirësitë e jetës, sëmundjet dhe vetminë e saj. Me hapjen e Radio Prishtinës ajo do jetë e para këngëtare që do këndojë dhe do jetë pikërisht ky ambient ku ajo do të njohë burrin e jetës së saj kompozitorin Rexho Muliqin. Ishte ky i fundit krahu i saj i djathtë që e ka ndihmuar gjithnjë të promovojë vlerat dhe t’i përshtatet aq bukur natyrës së këngës. Djali i Nexhmijes quhet Leonard, është kameraman, dhe jeton me katër fëmijët e tij në Zvicër. Largësinë me to e sfidon nëpërmjet një kontakti të vazhdueshëm.

“Nuk jam e pasur”

Nuk ka asnjë album të mirëfilltë të vetin por në Radio Prishtina numërohen rreth 150 incizime të këngëve të saja. Dhe pse është larguar shumë e re nga kënga, 51 vjeçe, për shkak të problemeve të kordave vokale, tregon se nuk i pëlqen dhe aq shumë të këndojë për shkak të playbekeve që praktikohen sot nëpër skena. Faktin që ajo sot duhet të ishte e pasur nëpërmjet këngës thotë se nuk e përfill. Për faktin se gjatë jetës ka marrë me miliona duartrokitje. Sot, lumturia më e madhe që ndjen është respekti dhe mirënjohja e njerëzve.

Intervista dhënë për gazetën “Panorama”:

Si e festoi përvjetorin e 75-të të lindjes këngëtarja e mirënjohur Nexhmije Pagarusha?

Nexhmije Pagarusha: Si dhe herët e tjera. Në RTK u dhanë disa këngë të miat si dhe një dokumentar radiofonik, prej 26 minutash. Përveç adhuruesve të këngës që gjithnjë më telefonojnë e më dërgojnë lule më uroi dhe ministri i Kulturës , Valton Beqiri. Gjithsesi nuk pati ndonjë organizim të veçantë. Unë gjej rastin të falënderoj ish-ministrin zotin Haraçia por dhe ministrin e tashëm z.Beqiri, sepse ishin të vetmit përfaqësues që u kujtuan të më urojnë dhe të më vizitojnë. Më vjen mirë që kam lënë diçka në kulturën e popullit tim. Mund të them se kam pasur dhe shumë mysafirë që më nderuan.

Kush kujdeset për ju?

Nexhmije Pagarusha: Kam një vëlla që jeton afër banesës sime. Ai bashkë me gruan e tij kujdesen kur kam nevojë.

Ndonëse keni dalë prej kohësh në pension, jeni shumë aktive. Thuhet se akoma punoni. Cilat janë aktivitetet tuaja?

Nexhmije Pagarusha: Persona të caktuar kanë menduar të mos më lanë pa punë duke më caktuar këshilltare e jashtme e muzikës në Radio Kosova, një mënyrë me m’caktu një rrogë. Është një punë që më pëlqen. Kënga shpreh vlera të traditës kombëtare dhe ka një rëndësi të veçantë për vlerat e një kombi. Duke i qenë mirënjohës të parëve tanë mendoj se duhet me e rujtë dhe ne. Porosia ime është që vlerat të mbesin vlera por edhe t’i kultivojmë e jo të ikim nga ato vlera. Pse të hyjmë në lëkurën e tjetërkujt për çka nuk ka nevojë. Ne kemi një pasuri të madhe të folklorit tonë. Përveç si këshilltare që jam emëruar, unë shpesh vij këtu në diskotekë ku e ndiej veten shumë të lumtur mes këtyre shiritave në të cilët është puna ime 45-vjeçare, kontributi i kompozitorëve dhe këngëtarëve. Dhe puna ime ka të bëjë pikërisht me përcaktimin e këtyre vlerave burimore të muzikës shqiptare. I vlerësoj drejtuesit e Radio Kosovës sepse e di që është një vlerësim dhe respekt i tyre për mua dhe një mënyrë për të ma bërë jetën më të mirë.

Jeni gjithashtu shumë e lidhur me handikapët e Kosovës. Që do të thotë se i jeni përkushtuar bamirësisë?

Nexhmije Pagarusha: Kam qenë gjithnjë përkrah njerëzve në nevojë. Por u jap përkrahje vetëm nga ana morale, ndihmë materiale ç’ka do dëshiroja unë, nuk kam ç’t’iu jap. Mendoj vazhdimisht për ta dhe u jam pranë sa herë të jetë nevoja.

Djali juaj i vetëm, Leonardi jeton larg jush në Zvicër. E vuani largësinë?

Nexhmije Pagarusha: E vuaj shumë edhe pse kemi komunikim të rregullt më shumë përmes telefonit. Gruaja dhe fëmijët e tij vijnë shpesh për vizitë në Prishtinë, ndërsa im bir jo, për shkak të dokumentacionit. Me ndihmën e vëllait tim që jeton në Belgjikë kam mundur t’i shkoj për vizitë në Zvicër.

Mbesa juaj këndon. Jeni e lumtur që do të trashëgoheni në muzikë?

Nexhmije Pagarusha: Shumë. Më duket se ka dhe pamjen time në skenë. Ka publikuar një album dhe videospoti i saj jepet shpesh në televizionet e Kosovës.

Ju kemi parë shpesh në aktivitete kulturore. Në Tiranë keni ardhur tek “Kënga Magjike” e Ardit Gjebresë para disa vitesh dhe për herë të fundit keni qenë me rastin e 80-vjetorit të lindjes së këngëtarit Avni Mula. Pse këto përzgjedhje?

Nexhmije Pagarusha: Në rastin e parë me Ardit Gjebrean nuk e di si mu mbush mendja. Unë jam shumë emotive, vuaj pak nga ankthi dhe emocionohem për gjënë më të vogël, dhe nuk kam fort qejf me lëviz nga shtëpia. Ka qenë një rikthim dhe në skenë, për të cilën nuk isha e përgatitur. Edhe tek ftesa e Invës, nuk mund të mungoja. E kam njohur Avni Mulën që gjatë vizitës sime të parë në Shqipni. Unë kam qenë këngëtarja e parë kosovare që kam ardhur në Shqipni dhe aty kam gjetur mbështetjen e shumë artistëve shqiptarë veçanërisht të familjes Mula. Invën e mbaj mend që të vogël dhe e kam ndjekur gjithnjë me kënaqësi suksesin e saj. Por siç e patë dhe ju gjatë gjithë kohës së koncertit vetëm kam qarë. Ishte një eveniment i mrekullueshëm.

Një karrierë e vështirë kjo e juaja. Si do e përkufizonit?

Nexhmije Pagarusha: E kam thënë dhe nëpër intervista të tjera që karriera ime ka qenë sikur ta hedhësh në det një fëmijë i cili nuk di të notojë, nuk fundoset por mëson aty për aty notin. Kam nisë në vitin 1948 si këngëtare në Radio Kosova, krejt rastësisht ndërsa vazhdoja liceun dhe më pas koncerte dhe angazhime pa fund. Ka qenë një punë e stërmundimshme.

Quheni bilbili i Kosovës. Si e arritët gjithë këtë famë?

Nexhmije Pagarusha: Një shprehje e Alighierit thotë:”Rruga që shpie drejt famës asnjëherë nuk është e mbushur me lule”. Mendoj se përcakton mirë dhe karrierën time.

Ka pasur një armë të fortë ky suksesi juaj?

Nexhmije Pagarusha: Kam kënduar me gjithë shpirt dhe mbi të gjitha kam përdorur gjuhën e popullit tim. Unë besoj shumë në këngën popullore.

Ndërkohë që ju keni pasur probleme të mëdha në jetë. Kur ishit vetëm 51 vjeçe në kulmin e karrierës, zëri juaj humbi. Si e jetuat atë moment?

Nexhmije Pagarusha: Ka qenë moment i dhimbshëm. Por unë nuk e kisha lidhur jetën vetëm me skenën. Kur s’bën, s’bën. Pata guximin të largohesha me dinjitet.

Pse ndodhi e gjitha kjo?

Nexhmije Pagarusha: Për shumë arsye. Ka ndikuar në këtë jeta private hallet, vitet e punës… Sidoqoftë jam e lumtur që e kam ndërprerë pikërisht kur duhej. Kur nuk shkon duhet ta lësh! Unë nuk vuaj për këtë, vetëm më ka ngelë peng që nuk kam bërë një koncert përmbyllës.

Arsye që kishin të bënin dhe me presionet e jugosllavëve për të kundërshtuar publikisht lëvizjen e ‘81-it?

Nexhmije Pagarusha: Kanë qenë shumë arsye. Në jetë kam humbur shumë njerëz të shtrenjtë.

Jeni shumë modeste dhe bëni një jetë të thjeshtë. Ju vjen keq që vlerat e zërit tuaj nuk u konvertuan në para?

Nexhmije Pagarusha: Për mua nuk ka vlerë paraja. Unë jam e pasur. Jam e pasur me duartrokitje dhe mirënjohje. Të gjithë njerëzit më thonë fjalë të mira e më ftojnë kudo. Kam marrë dhe shumë çmime e vlerësime. Çka do me thanë se puna ime ia ka vlejtë diçka!

Jeni vlerësuar si këngëtarja e shekullit të kaluar. Ka qenë moment i veçantë ky vlerësim?

Nexhmije Pagarusha: E kam mirëprit çdo vlerësim. Jam gëzuar shumë dhe jam befasuar. Unë për 40 vjet punë që kam bë, kam dyshuar në talentin tim. Publiku më ka përkrahur dhe më mbrapa kritikët e gazetarët. Mendoj se asht mrekulli që kam marrë gjithë këto vlerësime, dhe pse kurrë nuk kam mbajt evidenca.

Ndërkohë që jeni një këngëtare e madhe që nuk ka album?

Nexhmije Pagarusha: Jam e vetmja këngëtare e Kosovës që nuk kam një album timin. E kam peng që nuk mund të realizojë incizimin e dy CD-ve ose të një emisioni kolazh me këngët e mia. /Panorama/

Postimi i mëparshëm

Interviste me aktoren dhe kengetaren e mirenjohur Maya Alickaj

Postimi tjetër

Drama e një vajze të mitur nga Drenasi

Të ngjajshme Postime

Për pasionin e saj për pikturën dhe planet për të ardhmen, flet piktorja Linda Gllasoviku
Intervista

Për pasionin e saj për pikturën dhe planet për të ardhmen, flet piktorja Linda Gllasoviku

Sunday, 19 March 2023, 20:15
“Jap shpirtin për muzikën”, ky është pianisti shqiptar që preku skenat prestigjioze botërore
Intervista

“Jap shpirtin për muzikën”, ky është pianisti shqiptar që preku skenat prestigjioze botërore

Sunday, 19 March 2023, 17:18
Çfarë është fiksimi dhe sa kanë njohuri njerëzit për këtë çrregullim psikologjik
Intervista

Çfarë është fiksimi dhe sa kanë njohuri njerëzit për këtë çrregullim psikologjik

Sunday, 12 March 2023, 20:08
Një jetë e tërë në arsim, mësimdhënësja që sfidoi mentalitetin konservativ dhe shkoi përtej ëndrrave
Intervista

Një jetë e tërë në arsim, mësimdhënësja që sfidoi mentalitetin konservativ dhe shkoi përtej ëndrrave

Tuesday, 7 March 2023, 16:37
Si arriti t’i prekte majat e suksesit në basketboll, flet Ferit Zekolli
Intervista

Si arriti t’i prekte majat e suksesit në basketboll, flet Ferit Zekolli

Monday, 6 March 2023, 9:58
Për ekspozitën e saj “Selfie Mund” dhe pasionin që ka për pikturën, flet piktorja Engji Jaha
Intervista

Për ekspozitën e saj “Selfie Mund” dhe pasionin që ka për pikturën, flet piktorja Engji Jaha

Monday, 6 March 2023, 7:50
Postimi tjetër
Drama e një vajze të mitur nga Drenasi

Drama e një vajze të mitur nga Drenasi

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Lajmet e fundit

Disa këshilla për një miqësi të mirë!

Disa këshilla për një miqësi të mirë!

Wednesday, 22 March 2023, 0:17
Kiara dhe Olta ”kokë për kokë” në televotim!

Kiara dhe Olta ”kokë për kokë” në televotim!

Wednesday, 22 March 2023, 0:07
  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu