Maya nga Vlora, ose me sakte nga Dukati…
Keshtu preferon te prezantohet kengetarja e muzikes sone popullore, e cila cdo dite e me teper, po lartesohet si nje nder kengetaret me te preferuara shqiptare. Pas perfundimit te shkolles se mesme te pergjithshme ne Vlore, ajo ka fituar audicionin e Akademise se Arteve te Bukura ne Tirane, ku diplomohet si aktore. Me perfundimin e studimeve, nisin dhe angazhimet e saj profesionale, fillimisht si asistente pedagoge prane Akademise se Arteve te Bukura ne Tirane, gjate kesaj periudhe edhe si asistente e regjizorit Rikard Ljarja, ku vendosin ne skene Lizistrat-en. Krahas asistimit me regjine, ajo luan edhe nje rol ne kete pjese teatrale. Gjithashtu, ajo ka qene edhe protagoniste ne filmin Zemra e Nenes, me rolin e personazhit Ana. Edhe ne Teatrin Kombetar, nuk ka munguar interpretimi i saj ne role te ndryshme. Me pas, Maya largohet nga Shqiperia per ne Gjermani, pas fteses se nje mikeshe gjermane, per te vizituar kete vend. Por, nga nje vizite turistike, kjo ikje do te shenonte nje faze te re te jetes se saj. Fillon keshtu ne Gjermani nje jete tjeter, ku shpesh shume gjera i eshte dashur ti nise edhe nga e para. Studion ne Universitetin e Wuppertalit per Histori- Filozofi. Gjithashtu, duke mos dashur te shkeputet nga profesioni i aktrimit, angazhohet gjate kesaj periudhe ne Gjermani, ne Teatrin gjerman, ku luan role te ndryshme, si ne Tic teater, nje rol ne filmin Einzats fur Elrich, ne programin televiziv RTL, etj. Paralelisht me keto angazhime, gjate ketyre viteve, ajo nuk mund te lere pas dore, edhe kengen duke u gjendur ne shume koncerte te vendeve te ndryshme te Europes, si ne Gjermani, Austri, Zvicer, Hollande, Bruksel, Londer, Itali, Greqi, etj. Ajo behet gjithashtu pjese e nje CD-je internacionale, te hedhur ne treg ne Gjermani, me kenge te kengetareve nga vende te ndryshme. Ne kete CD, jane perfshire edhe 4 kenge te saj ne shqip. Deshira per te bere nje album me kenget e saj permbledhese, e risjell perseri ne Shqiperi, ku realizon dhe me sukses kete deshire, me albumin e titulluar. “Lege Lege” dhe 3 videoklipet e realizuara me 3 kenge te ketij albumi, te cilat krijuan nje lidhje te forte me publikun, lidhje kjo qe i shton deshiren per te qendruar ne Shqiperi prane ketij publiku, ku ajo vazhdon te jete edhe sot e kesaj dite…
Se pari ju pershendes dhe ju falenderoj per mundesimin e kesaj interviste. Ju tashme jeni nder kengetaret me te dashura dhe te mirepritura te muzikes popullore shqiptare dhe vecanerisht te kenges vlonjate. Kam pasur mundesine t’ju ndjek edhe ne nje koncert qe keni dhene direkt ne qytetin tim ketu ne Gjermani dhe te them te drejten, mbresat kane qene te vecanta, jo vetem per shkak te tonalitetit tuaj ne nje koncert live, por edhe per menyren e komunikimit me publikun. Kur e kuptuat qe ju i perkisni artit dhe vecanerisht kenges popullore, e cila do te zinte kete vend kaq te rendesishem ne jeten tuaj…
Maya: Se pari, ju falenderoj me zemer per kete interviste dhe perfitoj nga rasti te pershendes gjithe lexuesit e sit-it tuaj. Qe i perkisja artit, e kam ndier, jo kuptuar, qe ne femijeri. Qe kur isha ne kopesht e me vone, mbaj mend qe kendoja dhe recitoja perpara njerezve. Gjate gjithe viteve, deri sa kam mbaruar gjimnazin, kam marre pjese ne te gjitha aktivitetet shkollore dhe jashte saj, si me kengen ashtu dhe me aktrimin. Por, pas gjimnazit, vendosa perfundimisht te behesha aktore dhe kjo deshire u misherua me vazhdimin e Akademise se Arteve ne Tirane. Nganjehere fati thjesht rrjedh… dhe per mua keshtu rrodhi…
Them Artit, sepse pervecse nje kengetare shume e mire dhe e kompletuar, sic e thame me lart, ju jeni edhe nje aktore profesionale. Eshte nje pyetje paksa e veshtire per t’u pergjigjur, megjithate, mbase nuk do pyesja direkt ke do zgjidhnit mes aktrimit dhe kenges, por …Ne cilen prej tyre (aktrimit apo kenges) mendoni ta investoni ne te ardhmen, kohen dhe punen tuaj…
Maya: Eshte vertete pyetje e veshtire per te zgjedhur mes tyre. Por duke patur parasysh, qe une jam nje njeri praktik, i kushtoj per momentin me shume rendesi kenges, sepse ka me shume publik sesa aktrimi, pra marr sadisfaksionin aq te nevojshem, per cdo artist. Nevojshem… kur them kete gje, me kuptoni… i referohem realitetit shqiptar sot. Por, deshira ime eshte e njejte per te dyja njesoj, nese do te ishin kushtet. Pres me kenaqesi oferta ne fushen e aktrimit dhe deshiroj te kem mundesi kohore, qe krahas kenges edhe te aktroj. Nje mundesi te tille e kam humbur vetem para pak kohesh, per nje rol ne Teatrin Kombetar, pasi ne ato momente isha totalisht e angazhuar me projekte muzikore.
Do doja te ndalemi pak gjeresisht tek kenga juaj e re…qe momentalisht kemi pasur mundesine ta ndjekim edhe nepermjet kanalit televiziv Folk +…Nuk eshte nje surprize kjo kenge dhe suksesi juaj i fundit, pasi tashme artedashesi shqiptar, e njeh fare mire artisten Maya, e cila i jepet teresisht kenges. Nuk ka kaluar as nje jave, pas daljes se kenges suaj te fundit, Guri i rende ne vend te vet …dhe kjo kenge kaq domethenese dhe aktuale per shqiptaret, qe trajton temen e emigracionit, u shnderrua ne nje kenge hit. Ku eshte realizuar klipi dhe c mund te na thoni dicka me shume, edhe si kantautore… ”Aman aman o Shqiperi nga dy pleq ne cdo shtepi luten nenat ne avlli kthehuni o femijet e mi Jemi Ilir dhe ariane pse ta harrojme vatane te zotet per te tjere mbetem dere me dere… Do ju coj nje amanet Guri i rende ne vend te vet” Shkeputur nga teksti i kenges ”Guri i rende ne vend te vet”
Maya: Po eshte e vertete. Kenga e fundit me sa po shoh, eshte pritur mjaft mire nga publiku shqiptar dhe ky fakt me gezon vecanerisht. Klipi eshte xhiruar ne nje vend shume te vecante, ne Zvernec te Vlores, nje vend ku nderthuret aq bukur deti dhe mali, si dhe nje buze deti me nje pamje fantastike. Kete vend e kisha zbuluar vet rastesisht dhe kisha kohe qe e mendoja realizimin e klipit atje. Eshte e vertete gjithashtu, qe teksti dhe muzika jane te miat, ndersa produksioni muzikor nga Adrian Hila.
Pyetje: Une e kam ndjekur kete klip me shume kenaqesi dhe realizimi i tij eshte vertete fantastik. Isha kurioze…Cifti i prinderve qe interpretojne ne kete kenge, jane te afermit, apo prinderit tuaj?
Maya: Po eshte e vertete…Dy personazhet ne klip, jane prinderit e mi ne shtepine e tyre, ne Dukat. Sinqerisht i falenderoj me zemer te dy prinderit e mi, vecanerisht mamane time, qe i kane dhene aq bukuri e fisnikeri klipit, si dy prinder te cilet mallin e femijeve ne kurbet e perjetojne cdo dite. Kjo kenge ka dale vertete nga shpirti im, sepse cdo tingull te muzikes dhe cdo germe te tekstit une e ndjej thellesisht mbi vitet e jetes sime te jetuara larg vendit, ne Gjermani.
Ju pergezoj edhe njehere vecanerisht per kete realizim dhe kete krijimtari tuajen, edhe ne emer te lexuesve duke ju uruar suksese ne vazhdimesi… Ju keni dhene shfaqje ne shume vende te botes dhe ndjesia e artistit, eshte shume e rendesishme perballe publikut. Cilin publik do te vecoje Maya?
Maya: Publiku ka qene gjithandej shume i mire dhe shume i ngrohte me mua. Do te vecoja koncertin e pare ne Athine, ku une kisha vetem 25 dite qe kisha dale ne ekran me albumin tim te pare “Lege Lege” dhe, kur prezantuesja i thote publikut vetem 2-3 fjale te kengeve te mia, rreth 800 persona qe ishin ne salle thane njezeri emrin tim dhe kenduan refrenin e kenges sime. Por thjesht, ne nje menyre te permbledhur, do te thosha se… publikun shqiptar nuk mund ta gjej askund tjeter.
Maratona e kenges popullore gjate kesaj vere, organizuar nga televizioni Klan, ishte besoj nje eksperience me shume per ju, ku vecanerisht kenga popullore erdhi si ne parade, perpara publikut shqiptar. C´mund te na thuash me shume mbi nje aktivitet te tille…
Maya: Vet emri “maratone”, tregon qe eshte nje eksperience e lodhshme dhe e bukur. Por lodhjen na e ka kthyer ne kenaqesi publiku, kudo qe kemi qene. Per kete aktivitet, nuk i gjej dot fjalet per te shprehur kenaqesine qe kam ndier, ne cdo rreth qe kemi shkuar, pa perjashtim. Aty ndjeja direkt se sa me vleresonin dhe me mbeshtesnin fansat e mi. I falenderoj shume te gjithe per pritjen e bere, si dhe vleresimet per kengen “Pike Loti”, qe une e realizova enkas per kete maratone.
Albumi juaj “Lege, Lege”, ka shenuar kenge, te cilat u shnderruan shume shpejt ne hite per publikun shqiptar. Por edhe kenget e mepasshme si ” Nuse do te bej ne gusht”, apo “Vajzat suljote”, ishin nje hap me tutje ne karrieren tuaj muzikore… Keto kenge jane perpunime me bazen e kengeve folklorike, apo kenge teresisht te reja?
Maya: Tek albumi im i pare, 70 per qind e kengeve jane te reja, te krijuara nga une dhe 30 per qind perpunime te marra nga tabani popullor. Per sa u perket dy kengeve te mevonshme, “Nuse do te bej ne gusht”, me tekst e muzike nga une, ndersa te kenga “Vajzat e Sulit”, muzika Maya, teksti nga Arben Duka. Te gjitha kenget jane te punuara me mjeshteri nga kompozitori i mirenjohur Adrian Hila. Ne repertorin tuaj, do vazhdoje te dominoje kenga popullore, apo rrjedha e tij do te marre edhe ne muziken e lehte…(Me gjithe se mua me duket sikur jeni e lindur per muziken popullore) Maya: Kam mundesi dhe deshire te kendoj edhe kenge te rrymave te tjera, por kjo sigurisht do kohen e vet, pasi per momentin e kam mesuar publikun me kengen popullore dhe ata me duan keshtu sic jam paraqitur. Pra, ne zgjedhje te tilla duhet shume kujdes, duhet gjetur momenti i duhur, qe edhe publiku serish te jete me ty, po aq fuqishem sa me paraqitjen time me kengen popullore.
C’mund te na thoni per veren e sivjetme. Po pushoni ndopak, apo koha vazhdon te mbetet e kufizuar… Maya: Me vjen shume mire qe pata kohe te jap kete interviste per ju. (Qesh) Kjo ishte koha ime e lire. Kohen e lire e kaloj me intervista
Pra paskemi qene edhe ne te privilegjuar…(qesh) I perket dikujt zemra e Mayes…?
Maya: Zemra ime i perket trupit tim! Apo e kishit fjalen nese jam e dashuruar apo jo? Pikerisht… Maya: Une jam e dashuruar … me artin.
Nese do t’ju duhej te shkeputeshit nga arti… ku ju jeni perfshire teresisht (per nje arsye apo tjeter) …ku tjeter mund t´a perfytyronit veten?
Maya: – Meqenese kam studiuar ne Gjermani edhe per Histori-Filozofi, do kisha dashur te ushtroja edhe profesionin e psikologes. Nese nuk do isha teresisht e angazhuar ne kete profesion qe bej aktualisht, sigurisht do behesha nje psikologe, me deshiren dhe besimin se do te isha me prane njerezve, do te kuptoja me shume prej tyre dhe do t’i ndihmoja aq sa te mundesha.
Di Maya te gatuaje …meqenese sic themi “edhe kuzhina eshte art me vete”… Qendron per ju kjo thenie? Maya: Dikur po… Familja ime ka shijuar me shume kenaqesi gatimin tim. Por sic thate dhe ju, kuzhina eshte art dhe si cdo art, ai do kohen e vet. Kjo e fundit, mua me mungon qe te ushtroj kete lloj arti.
Motoja e jetes qe ju inkurajon here pas here?
Maya: Motoja ime eshte te eci gjithmone perpara, por te mos harroj te kthej edhe ndonjehere koken pas… per te qene gjithmone me kembe ne toke.
Mendimi i pare i nje mengjesi?
Maya: (Qesh) Shpresoj te mos bie zilja e telefonit, qe te fle edhe pak…
Prezantimi ne skene, eshte nje domosdoshmeri. Cilen marke veshjesh preferoni?
Maya: Po, eshte e vertete kjo. Skena te do prezentabel ne cdo aspekt. Me pelqejne me teper markat qe me rrine mua mire ne trup dhe jam e lirshme me to.
Po veshja e nje dite te zakonshme juaja, cila do te ishte?
Maya: Sa me praktike, por sigurisht, jo dhe me xhinse te grisura…
Lexoni ndonjehere gazeta shqiptare dhe a ju intereson ndopak politika…?
Maya: Lexoj ndonjehere per personazhe qe per mua jane interesante dhe qe do kisha deshire, te dija me teper per ta. Ndersa, persa i perket politikes, nuk me intereson aspak. E vetmja ure qe me lidh, ne nje fare menyre, me politiken, eshte kusherira ime, e cila punon ne Kryeministri, ne Zyren e Shtypit dhe qe e dua shume, si dhe nje miku im i mire qe punon gjithashtu aty dhe… dua apo nuk dua,(qesh) nga halli bisedoj ndonjehere me ta, edhe rreth kesaj teme.
Pervecse artiste, ne jemi te gjithe se pari qytetare dhe pjese e nje populli. Cfare jua vret syrin ne aktualitetin shqiptar dhe nese do te kishit mundesi, cfare do ndryshonit ne te?
Maya: Jane shume gjera te cilat lene per te deshiruar. Por une do te vecoja dicka qe per mua eshte shume e rrezikshme per te ardhmen; sistemin e shkollimit ne Shqiperi. E ardhmja e vendit tim, do te jene… mjeke etj etj. etj. qe kane mbaruar studimet me leke dhe ne doren e ketyre mediokerve do te jete e ardhmja e Shqiperise. Per sa i perket ndryshimeve, nese do ishin ne doren time, do te ishin aq te shumta sa nuk t’i them dot ne nje interviste. Por e sigurt eshte se vetem publikut shqiptar nuk do t’i ndryshoja gje. Nje bashkepunim i frytshem me artiste te tjere shqiptare, ne fushen e muzikes ka qene me autoret…
Maya: Aktualisht kam disa oferta per bashkepunime te cilat me duhet t’i mendoj mire. Deri tani bashkepunimi im eshte me kompozitorin tim mjaft te suksesshem Hilen dhe producentet e mi – Shtepia diskografike Elrodi Mucise dhe produksioni i klipeve MAX produxion.
Projekte ne te ardhmen, si ne muzike, por edhe ne film..
Maya: Ne planet e mia me te aferta eshte nxjerrja e nje albumi te ri ne dhjetor te ketij viti, per te cilin po punoj edhe nderkohe. Per sa i perket aktrimit, jam ne bisedime me dy regjisore shqiptar per te luajtura ne filmat e tyre dhe shpresoj qe kjo gje te realizohet.
Nje pershendetje per lexuesit e shumte te sitit “Zemra Shqiptare”…
Maya: I uroj nga zemra te gjithe dhe shpresoj qe cdo shqiptari qe e lexon edhe kete interviste t’i coj sadopak arome nga kombi yne dhe kurre te mos harrojne, qe jemi shqiptare. Ju dua shume dhe do t’ju kendoj me zemer gjithe jeten.
Gjithashtu edhe une ju pershendes dhe ju mirepres t´ju degjojme dhe te na kenaqesh perseri ne koncerte te tjera si ne Shqiperi ashtu edhe ne Gjermani…
Maya: Edhe une ju falenderoj per vemendjen qe me keni kushtuar dhe mundesine qe me dhate, per te folur per veten time, krahas asaj, qe une shpreh me kengen time.
Ishin kenaqesi pergjigjet tuaja…