Emin Bajrami ka njoftuar se nuk do të jetë më trajner i KF Minatorit. Ky vendim i tij ka ardhur si pasojë e vendimeve të marrura sot nga Federata e Futbollit e Kosovës.
Zyrtarët e shtëpisë së futbollit kosovar kanë mbajtur një mbledhje sot, ku kanë vendosur për fatin e Ligës së Parë, Ligës së Dytë e Ligës së Tretë.
Nga kjo mbledhje është vendosur që dy skuadrat e para në renditjen tabelare në Ligën e Dytë, KF Kika dhe FC A&N, të inkuadrohen në Ligën e Parë. Ndërkaq, nga Liga e Dytë është vendosur që të mos bie asnjë skuadër.
Pas këtij vendimi nga FFK, Emin Bajrami ka njoftuar se nuk do të jetë më trajner i KF Mintaorit, skuadër e cila renditej në pozitën e katërt në Ligën e Dytë me 33 pikë, me vetëm 8 pikë prapa dy skuadrave lidere.
Postimi i plotë nga Bajrami (pa ndërhyrje):
“Ju njoftoj se nga Sot pas anulimit te kampionatit nga FFK, Nuk jam, ma trajner i KF Minatorit.FFK asht dasht te mendoj pak edhe per futbollistat dhe trajnerat qe pas pushimit dimeror dhe pas kohes se pandemis te gjith ne qe jetojm prej futbollit jemi pa kurfar te ardhurash qe 6 muaj.Asht dasht te mendohet sa familje jan ne gjendje te rand ekonomike.KF Minatorit i deshiroj shum suksese ne vazhdimesi”./InLajmi/

















