Një grua 56-vjeçare dyshohet se është shqiptarja e parë që ka humbur jetën në Itali si pasojën e koronavirusit.
Lajmi i cili u publikua në disa media lokale në Durrës është konfirmuar edhe Vizion+ në këtë qytet pas kontaktit me familjarët e viktimës.
Bëhet fjalë për një grua e cila kishte qëndruar për gati një muaj në Itali tek vajzat e saj.
Gruaja vuante nga diabeti dhe është infektuar me koronavirusi nëpërmjet dhëndërrit të saj, përcjell Ballkan info.
56-vjeçarja është sjell në Durrës dhe është varrosur pa ceremoni mortore.