Producenti i njohur është shpallur fajtor për përdhunim në shkallën e parë.
Harvey Weinstein u shpall fajtor të hënën për kryerjen e një akti seksual kriminal në shkallën e parë që përfshinte një grua dhe përdhunimin në shkallën e tretë që përfshinte një grua tjetër, shkruan CNN.
Manjati i filmave përballet me një minimum prej pesë vjetësh dhe një maksimum prej më shumë se dy dekadave në burg. Ai u prangos dhe u mbajt në paraburgim pas vendimit.
Përkrahësit e lëvizjeve #MeToo dhe #TimesUp thanë se vendimi shënon një “epokë të re të drejtësisë”, transmeton Bota Sot.
Ankesat për Weinstein, regjisori fitues i “Oscars”, përfshirë filmin “Shakespeare in Love”, kishin filluar në fund të vitit 2017, pasi qindra femra të njohura transmetuan historitë e tyre të ngacmimit.
