Ish aktorja e serialit vendor “O Sa Mirë”, Ema Uka, tashmë ka nisur një rrugëtim të ri.
Prej vitesh ajo është zhvendosur në New York, ku edhe ka nisur rrugëtimin e saj të ri në fushën e modelingut.
Madje, ajo së fundmi është bërë pjesë e dy shfaqjeve shumë të rëndësishme të Javës së Modës në New York.
Bëhet fjalë për sfliatat e organizuara nga markat e njohura botërore “Temraza” dhe “A Humming Way”, të cilat kanë prezantuar kreacioent e tyre më të reja.
Ema është prezantuar si një nga modelet prezantuese të këtyre veshjeve, duke pasur rastin të defilojë në pasarelat e ngjarjeve kaq të rëndësishme, të organizuar në Javën e Modë së New Yorkut.
E lumtur për këtë paraqitje të saj, modelja Prishtinase publikoi disa fotografi në rrjetin social Instagram, duke shprehur falënderime për shtëpitë e modës që i hapën dyert drejt këtij suksesi.
“Faleminderit “Temraza” që më patët mua në një spektakël si ky. Faleminderit “A Humming Way”,që më patët mua në përmbyllje të këtij spektakli mbrëmë. Një ndjenjë e mrekullueshme”, ka shkruar ajo në Instagram.
Ema përndryshe u bë e njohur për publikun si aktore e “O Sa Mirë”, ku luante rolin e një studente me emrin ‘Lyra’, që me kohë u shndërrua në një ndër personazhet më të dashur të serialit.
https://www.instagram.com/p/B2Rw-l3BCsz/?utm_source=ig_embed