Valon Berisha shënoi gol pas vetëm 34 sekondave sonte, në përballjen e Kombëtares së Kosovës kundër Anglisë në “St Mary’s”.
Mesfushori kosovar shënoi dy gola në humbjen 5-3 të “Dardanëve”, derisa në rastin e shënimit të parë ka barazuar një rekord impresiv, raporton Periskopi.
Mediet angleze raportojnë se goli i Berishës pas 34 sekondave ishte i pari i shënuar brenda një minuti të një ndeshje ku është përfshirë Kombëtarja e Anglisë, që nga koha kur Gareth Southgate kishte realizuar kundër Afrikës së Jugut, në maj të vitit 2003.