Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se gjatë vitit 2023 janë raportuar 74 raste të kërcënimeve e sulmeve nga gazetarët dhe mediat, përcjell InLajmi.
Tutje në njoftim thuhet se 30 prej tyre janë shënuar përgjatë raportimit të gazetarëve dhe medieve në veriun e Republikës së Kosovës, teksa pjesa tjetër e rasteve është raportuar nga terrene të ndryshme.
AGK u bënë thirrje gazetarëve e medianve të mos hezitojnë që t’i raportojnë rastet e kërcënimeve dhe sulmeve ndaj tyre, pasi që vetëm në këtë mënyrë përgjegjësit e këtyre veprimeve mund të përballen me drejtësinë.
Gjithashtu ata u bënë thirrje policisë, prokurorisë e gjykatave të mos i neglizhojnë rastet e gazetarëve e medieve, por që t’i trajtojnë ato me prioritet në mënyrë që personi/at të mbahet/n përgjegjës për veprimet e tyre.
Njoftimi i plotë nga AGK:
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, në këtë fundvit numëron 74 raste të kërcënimeve e sulmeve të raportuara nga gazetarët dhe mediet përgjatë periudhës kohore Janar – Dhjetor 2023.
Në këto 74 raste, 30 raste janë shënuar përgjatë raportimit të gazetarëve dhe medieve në veriun e Republikës së Kosovës, teksa pjesa tjetër e rasteve është raportuar nga terrene të ndryshme.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u bënë thirrje kolegëve dhe medieve që të mos hezitojnë që t’i raportojnë rastet e kërcënimeve dhe sulmeve ndaj tyre, pasi që vetëm në këtë mënyrë përgjegjësit e këtyre veprimeve mund të përballen me drejtësinë.
Njëherësh, AGK-ja, u bënë thirrje Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatave të Republikës së Kosovës, që të mos i neglizhojnë rastet e gazetarëve e medieve, por që t’i trajtojnë ato me prioritet në mënyrë që personi/at të mbahet/n përgjegjës për veprimet e tyre. /InLajmi/