Deputeti i zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Hekuran Murati ka reaguar ndaj krizës buxhetore të Kosovës duke thanë se nuk do të ketë krizë buxhetore në vend gjatë këtij viti.
Murati përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kuvendi i Kosovës tashmë është i konstituar dhe e vetmja që ka mbetur është formimi i komisioneve parlamentare në mënyrë që Kuvendi të ketë funksionim të plotë.
“Kosova nuk do të ketë krizë buxhetore. Kuvendi tashmë është konstituuar dhe krejt çka duhet është formimi i komisioneve parlamentare që të sigurohet funksionimi i plotë i institucionit”, ka thënë Murati.
Kujtojmë se sot Ministria e Financave kishte paralajmëruar kolaps buxhetor nëse nuk formohet sa më shpejt qeveria. /InLajmi/
