Nga e hëna 3 korrik deri më datën 14 korrik 2023 do të mbyllet Bulevardi “Xhorxh Bush për qarkullimin e automjeteve dhe mjeteve tjera të transportit”, përcjell InLajmi.
Kjo u bë e ditur nga komuna përmes njoftimit zyrtar, ku tutje thuhet se ndalimi i qarkullimit të automjeteve në këtë pjesë do të bëhet për t’i mundësuar Universitetit Ndërkombëtar Veror të zhvillojë aktivitetet në këtë bulevard.
Ndër të tjera sqaron njoftimi se qarkullimi i autobusëve të Ndërmarrjes Publike Komunale “Trafiku Urban” në linjat 1, 1A, 3, 4, dhe 7C do të ndryshojë.
“Tani autobusët do të qarkullojnë nga sheshi “Xhorxh Bush” në drejtim të Bulevardit “Bill Kllinton” dhe do të përshkojnë rrugën “Robert Doll”, thuhet në njoftim. /InLajmi/.