Pas Fushë Kosovës, skuadra tjetër që ka siguruar plasmanin në Superligën e Kosovës në futboll për edicionin e ardhshëm është ajo e Feronikelit ’74, që përfundoi si lider me 56 pikë.
Ekipi nga Drenasi barazoi si mysafir i A&N, në ndeshjen e fundit e cila u zhvillua në stadiumin “Përparim Thaqi” në Prizren.
Të 2-ja skuadrat patën rastet e tyre, mirëpo pa konkretizim dhe kjo i shkoi për shtati djemve të drejtuar nga Granit Begolli.
Në Grupin A, përmes barazhit do të tentojë të futet Liria e cila përfundoi stinorin në vendin e 2-të, me 3 pikë më pak se lideri, shkruan Tëvë1.
Megjithatë, skuadra prizrenase do të ketë punë me Ulpianën nga Grupi B i ligës së parë, skuadër që poashtu ka përfunduar në pozitën e 2-të.
