Sot do të zhvillohen 3 ndeshjet e mbetura në kuadër të javës 31 në Superligën e Kosovës.
Vëmendja kryesore është në ‘Fadil Vokrri’, aty ku Prishtina pret Llapin.
Në ndeshjen tjetër Ballkani shkon në Klinë te Dukagjini. Suharekasve luajnë për fitore në mënyrë që të rikthehen në vendin e parë në tabelë.
Ndërkohë, Trepça ’89 në rrezik të bie nga Superliga e pret Gjilanin, shkruan Lajmi.net.
Të gjitha ndeshjet zhvillohen me fillim nga ora 15:00.

























