Të enjten do të mbahet senanca plenare e Kuvendit të Kosovës ku në rend dite do të jetë projektligji për Trustin, përcjell InLajmi.
Deputetë të shumtë të partive opozitare kanë bërë thirrje që të votohet ky projektligj.
E një kërkesë të tillë e pati edhe deputeti nga radhët e Aleancës për ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj.
Lekaj deklaroi se qytetarët si asnjëherë më parë kanë nevojë për Trustin.
Postimi i plotë i tij:

Nesër, votohet për Tërheqjen e Trustit
Të nderuar kolegë Deputet, nesër është ditë e rëndësishme për qytetarët e Kosovës, ku vota jonë “Për Trustin” , do të ju mundësojë atyre tërheqjen e 30% të mjeteve financiare që ju takojnë, ku padyshim do të ndihmohet mirëqenia e tyre e cila tashmë është e rënduar nga rritja e të gjitha çmimeve.
Qytetarët si asnjëherë më parë kanë nevojë për Trustin, prandaj ju lus që të bëhemi bashkë pa interesa politike e të votojmë në dobi dhe interesë të qytetarëve të Kosovës! /InLajmi/