Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të kthehet të mërkurën në agjenden e ambasadorëve të vendeve të Bashkimit Evropian.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësja Presidencës çeke, Eva Hrncirova.
Presidenca e Çekisë kishte njoftuar ditë më parë se vendet anëtare të BE-së se e kishin hequr nga rendi i ditës së takimit të njohur si ai i “Coreperit” , temën e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Në arsyetim ishte cekur se janë zhvillimet e fundit në Kosovë që u lidhën me çështjen e targave.
E vendimi u rikthye sërish disa ditë pas u arrit ujdia për targat me Kosovës dhe Serbisë.
Lëvizja pa viza për qytetarët e Kosovës do të jetë e mundur kur të hyjë në fuqi sistemi evropian i udhëtimit, ETIAS, dhe data për këtë është 1 nëntori i vitit 2023, shkruan Klankosova.tv
Por, në rast se do të ketë vonesa për këtë sistem, liberalizimi i vizave për Kosovën do të hyjë në fuqi jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024.