Ministria e Ekonomisë, ditën e premte ka njoftuar qytetarët e interesuar për aplikim në thirrjen e 2-të publike për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët, se ka vendosur të zgjasë afatin për aplikim për fazën një deri më 2 Dhjetor 2022, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit të ministrisë zgjatja e afatit u bë duke u bazuar në kërkesat e shumëta të qytetarëve të cilët nuk kanë arritur të aplikojnë në fazën një brenda afatit kohor.
Në njoftimin e Ministrisë gjithashtu thuhet se duke u bazuar në Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative, Ministria e Ekonomisë, ka vendosur që palëve të interesuara t’ua mundësojë realizimin e kërkesave për subvencionim, respektivisht arritjen e objektivit të kësaj thirrjeje.
Ministria fton të gjithë qytetarët e interesuar për aplikim që të kryejnë këtë proces në mënyrë që të jenë përfitues të subvencionit.
Njoftimi i plotë i Ministrisë:
Ministria e Ekonomisë njofton të gjithë qytetarët e interesuar për aplikim në Thirrjen e 2-të publike për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët 03/2022, se ka vendosur të zgjasë afatin për aplikim për Fazën 1 deri më 2 Dhjetor 2022.
Zgjatja e afatit bëhet duke u bazuar në kërkesat e shumta të qytetarëve të cilët, përkundër interesimit nuk kanë arritur të aplikojnë në Fazën 1 brenda afatit të përcaktuar.
Andaj duke u bazuar në Ligji Nr.05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, Ministria e Ekonomisë, ka vendosur që palëve të interesuara t’ua mundësojë realizimin e kërkesave për subvencionim, respektivisht arritjen e objektivit të kësaj Thirrje.
Ministria fton të gjithë qytetarët e interesuar për aplikim që sa më parë të kryejnë këtë proces në mënyrë që të jenë përfitues të subvencionit./InLajmi/