Prishtina ka arritur që me përmbysje ta mposht Dritën në Gjilan.
Pjesa e parë u mbyll baras, ndërsa ishte minuta e 84-të ku vendasit kaluan në epërsi me anë të Balde.
Kurse, kur u mendua se ndeshja po përfundon me fitoren e Dritës, ishte Shefiti ai që barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 91-të të ndeshjes.
Ndërsa, për fitoren e Prishtinës u përkujdes Kryeziu i cili në minutën e 93-të u tregua i saktë nga penalltia, transmeton Klan Koosva.
Me këtë fitore Prishtina ngjitet në vendin e tretë me 18 pikë të grumbulluara, ndërsa Drita mbetet në vendin e parë me 27 pikë.