Para ndeshjes me Sivassporin trajneri i skuadrës së futbollit të Ballkanit Ilir Daja tha se sa më lartë që ngjitemi aq më vështirë është për ne, raporton InLajmi.
Në të njejten kohë kryetrajneri i Ballkanit tregoi se pret mbushje të stadiumit dhe përkrahje të vazhdueshme nga futbolldashësit.
Në konferencë për media ishte edhe lojtari Qendrim Zyba ku tha se jemi të përkushtuar maksimalisht për fitore.
I pyetur nëse Ballkani do të vazhdoj të luaj bukur pa cinizëm, trajneri Daja tha se do të luajmë mirë.
“Do të vazhdojmë mos të jemi cinik dhe të vazhdojmë të bëjmë ashtu siç kemi bëre tani sepse në fund fare përpos lojrave të mira që është garanci për atë që kemi berë edhe rezultati nuk ka munguar “ – tha trajneri i Ballkanit Ilir Daja./InLajmi/




















