• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 24 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Në mbrojtjen kibernetike gjermane dyshime për infiltrimin e shërbimit sekret rus?

Shqipe Osmani nga Shqipe Osmani
11 October 2022
në Bota
0 0
0
Në mbrojtjen kibernetike gjermane dyshime për infiltrimin e shërbimit sekret rus?
0
SHPERNDARJE
21
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Të enjten, ministrja gjermane e Punëve të brendshme, Nancy Faeser, kishte në plan të dilte para gazetarëve për të prezantuar raportin vjetor të Zyrës Federale të Sigurisë Informative, (BSI). Por ky event tashmë është hequr nga kalendari i ministres. Arsyeja: pikërisht shefi i këtij institucioni, Arne Schoenbohm, dyshohet për lidhje të mundshme me një organizatë që ka lidhje me shërbimin e fshehtë rus.

Disa mediume gjermane kishin raportuar gjatë fundjavës se ministrja socialdemokrate Faeser po mendohet ta shkarkojë Schoenbohm. Para se të bëhej shef i Zyrës Federale të Sigurisë Informative në vitin 2016, Schoenbohm ishte kryetar i Cybersicherheitsrat Deutschland e. V, Këshilli i Sigurisë Kibernetike të Gjermanisë, shoqatë kjo që mendohet të ketë lidhje me shërbimin e fshehtë rus.

Zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme nuk i konfirmoi njoftimet për shkarkimin e mundshëm të Schoenbohm, por la të kuptohet se shtyrja e konferencës së shtypit të BSI kishte të bënte pikërisht me aludimet për lidhjet e tij me organizatën në fjalë.

“Është e qartë se në këtë situatë nuk do të mbajmë një takim të tillë derisa të sqarojmë gjithçka në detaje”, tha zëdhënësja e ministrisë së Brendshme, Sonja Kock, në konferencën e rregullt të qeverisë gjermane në Berlin.

Në pritje të sqarimeve është edhe kancelari gjerman Olaf Scholz, siç tha në Berlin zëdhënësi i tij, Stefan Hebestreit. “Kancelari do të dalë me një deklaratë, kur të ketë marrë përgjigje për të gjitha pyetjet që kanë lindur që nga e premtja”,

shtoi ai të hënën në të njëjtën konferencë.

Mall rus me etiketë gjermane

Të premten e kaluar (7.10.), programi satirik i ZDF (kanali i dytë publik gjerman), Magazin Royale, kishte zbuluar se organizata lobuese Këshilli i Sigurisë Kibernetike, të cilën e kishte themeluar shefi aktual i BSI, Arne Schoenbohm, ka kontakte me shërbimin e fshehtë rus.

Në organizatën në fjalë, krahas kompanive gjermane me rëndësi strategjike, si korporata energjetike E.ON, farmaceutike Bayer, kompania Commerzbank apo edhe institucione publike, si Ministria gjermane e Shëndetësisë, kishte si anëtare edhe kompaninë Protelion, që nuk është tjetër veçse dega gjermane e kompanisë ruse të sigurisë kibernetike O.A.O. Infotecs. Protelion, e cila deri në mars të vitit 2022 quhej Infotecs Deutschlan u ofron bizneseve dhe personave privatë e publikë, nën etiketën “made in Germany” një sistem komunikimi të quajtur ViPnet VPN për mbrojtjen nga sulmet kibernetike.

Sipas hulumtimeve të Magazin Royale dhe rrjetit investigativ Policy Network Analytics, kompania është themeluar në vitin 1991 nga ish-studenti i shërbimit të fshehtë sovjetik, KGB, Andrei Çapçajev. Sipas të njëjtave burime, matemakani dhe informaticieni rus, i shkolluar në bankat e KGB-së, është nderuar me një medalje nderi nga presidenti rus Vladimir Putin dhe kompania mëmë ruse Infotecs mban lidhje biznesi me shërbimin e fshehtë rus.

Mbrojtje nga sulmet ruse?

Këshilli i Sigurisë Kibernetike të Gjermanisë (CSRD), mori shkas nga investigimet e gazetarëve për ta përjashtuar kompaninë Protelion GmbH /Infotecs Deutschland nga organizata e saj. “Veprimet e Protelion GmbH janë një shkelje e qëllimeve të shoqatës Këshilli i Sigurisë Kibernetike të Gjermanisë e.V. Akuzat e bëra nga raportimet në media nuk janë në përputhje me luftën kundër krimit kibernetik dhe promovimin e sigurisë kibernetike”, argumenton Këshilli i Sigurisë Kibernetike në një deklaratë shtypi.

Por në të njëjtën kohë, presidenti i kësaj shoqate, Hans-Wilhelm Dünn, i quan” absurde” kritikat për ndikimin e Moskës në organizatën e tij. Këto janë akuza kundër një anëtari të vetëm të CSRD e.V. Protelion GmbH dhe paraardhësi i tij Infotecs GmbH iu bashkua shoqatës në qershor 2020. Që atëherë nuk ka pasur as bisedime e as projekte të përbashkëta me përfaqësues të kompanisë. Prandaj, ata nuk kanë mundur të kenë ndikim as mbi platformën e klubit dhe as në qarqet e CSRD”, është shprehur Dünn.

Dünn thotë, se si BSI, as ne nuk kemi qenë në dijeni të lidhjeve të Protelion GmbH me shërbimet ruse.

“Ne i marrim seriozisht akuzat dhe mbështesim përpjekjet e autoriteteve shtetërore për të sqaruar rolin e Protelion GmbH në mënyrë që të jemi në gjendje të vlerësojmë shkallën në të cilën ka ndodhur në të vërtetë një përpjekje për ndikim”, tha kryetari i organizatës lobiiste. Dünn tha në një intervistë për WeltTV se akuzat ndaj Schoenbohm janë të padrejta dhe me motive partiake.

Motive partiake?

Aludime se Schoenbohm, i cili ka ardhur në post, në kohën kur ministrinë e brendsme e kishte Horst Seehofer, nga partia kristiansociale që tani është në opozitë, nuk është tjetër veçse një “kokë turku” e koalicionit tripartiak të qendrës së majtë, për ta mënjanuar Schoenbohmin nga ky post, bëjnë edhe disa mediume të tjera gjermane si Wirtschaftswoche, dhe DerSpiegel. Edhe politikanë të opozitës të spektrit konservator paralajmërojnë që çështja të mos personalizohet.

Andrea Lindholz, deputete e partisë kristiane-sociale, thotë se Schoenbohm nuk është i vetmi që ka lidhje me Këshillin e Sigurimit Kibernetik. Edhe politikanë të koalicionit aktual si zëdhënësi i politikës së brendshme të grupit parlamentar të liberalëve, Manuel Höferlin, ka qenë i pranishëm në një cermeoni jubilare, dhe ka mbajtur fjalën pikërisht pas Schoenbohm.

“BSI gëzon një reputacion të shkëlqyer – në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Kjo duhet të mbrohet, veçanërisht në situatën jashtëzakonisht të tensionuar të sigurisë. Kjo është arsyeja pse të gjithë të përfshirët duhet të veprojnë me përgjegjësi”, tha politikania kristiane-sociale përmes një deklarate në media.

Edhe kolegia e saj, nga partia e madhe simotër, CDU, e merr në mbrojtje Schoenbohm, si një person të përgjegjshëm dhe të vetëdijshëm për infiltrimet e mundshme nga Rusia, prandaj kërkoi sqarim të plotë të të gjitha fakteve, shkruan Deutsche Welle. Sidomos ne duam të dimë për rëndësinë e kompanisë Protelion GmbH për sigurinë kibernetike në Gjermani dhe në arkitekturën e IT të administratës publike”, u shpreh ajo në të njëjtën deklaratë.

Tags: Arne SchoenbohmGjermaniaNancy FaeserPolicy Network Analytics
Postimi i mëparshëm

Lavrov tregon nëse Moska do ta refuzonte apo jo takimin mes Putinit e Bidenit

Postimi tjetër

Приложение Mostbet APK, скачать с официального сайта, бонус

Të ngjajshme Postime

Rutte: NATO do ta pesëfishojë mbrojtjen ajrore dhe do të blejë 1.000 tanke
Bota

Rutte: NATO do ta pesëfishojë mbrojtjen ajrore dhe do të blejë 1.000 tanke

23 June 2025
Trump pasi njoftoi se s’ka të lënduar dhe rrëzimin e raketave: Urime botë, është koha për paqe
Bota

Trump pasi njoftoi se s’ka të lënduar dhe rrëzimin e raketave: Urime botë, është koha për paqe

23 June 2025
Ukraina nën sulm, 14 të vrarë në ditën kur Zelensky udhëton në Britani
Bota

Ukraina nën sulm, 14 të vrarë në ditën kur Zelensky udhëton në Britani

23 June 2025
Pas alarmit dhe pezullimit të fluturimeve në Katar, Reuters dhe AFP: Shpërthime në Doha, Irani godet bazën amerikane
Bota

Pas alarmit dhe pezullimit të fluturimeve në Katar, Reuters dhe AFP: Shpërthime në Doha, Irani godet bazën amerikane

23 June 2025
Trump: Të gjithë mbani çmimet e naftës të ulëta, unë po ju shikoj
Bota

Trump: Të gjithë mbani çmimet e naftës të ulëta, unë po ju shikoj

23 June 2025
Kreu i OKB: Sulmi i SHBA-së në Iran, “kthesë e rrezikshme në një rajon të tronditur”
Bota

Kreu i OKB: Sulmi i SHBA-së në Iran, “kthesë e rrezikshme në një rajon të tronditur”

23 June 2025
Postimi tjetër

Приложение Mostbet APK, скачать с официального сайта, бонус

Lajmet e fundit

Donald Trump njofton se është arritur armëpushim mes Izraelit dhe Iranit

Donald Trump njofton se është arritur armëpushim mes Izraelit dhe Iranit

24 June 2025
Çfarë ka ndodhur me 22 mars ndër vite?

Çfarë ka ndodh me 24 qershor ndër vite?

24 June 2025
Bukë e thekur me rigon dhe hudhër – Vlerat që fiton organizmi përveç shijes

Bukë e thekur me rigon dhe hudhër – Vlerat që fiton organizmi përveç shijes

24 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe mjaft i nxehtë. Temperaturat do të vazhdojnë të rriten deri në 34 gradë celsius

24 June 2025
Parashikuesit e beqarisë së pavullnetshme: Çfarë roli luajnë tiparet e personalitetit?

Parashikuesit e beqarisë së pavullnetshme: Çfarë roli luajnë tiparet e personalitetit?

24 June 2025
Rutte: NATO do ta pesëfishojë mbrojtjen ajrore dhe do të blejë 1.000 tanke

Rutte: NATO do ta pesëfishojë mbrojtjen ajrore dhe do të blejë 1.000 tanke

23 June 2025
Mustafa: Blloku A3 sot ka dalë jashtë funksionit, me gjasë reale për t’u mos u rifunksionalizuar më kurrë

Mustafa: Blloku A3 sot ka dalë jashtë funksionit, me gjasë reale për t’u mos u rifunksionalizuar më kurrë

23 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu