Luka Doncic bëri paraqitjen individuale më spektakolare të “Eurobasket 2022”, duke shënuar 47 pikë dhe udhëhequr Slloveninë drejt suksesit ndaj Francës me rezultatin 82-88.
Kjo është performanca më e 2-të më e mirë në histori, teksa rekordi mbahet nga Eddy Terrace në Kampionatin Evropian të basketbollit, “Sofje 1957”.
Paraqitja e Donçiçit vjen një ditë pasi Giannis Antetokounmpo, ylli i kombëtares greke, shënoi 41 pikë në ndeshjen e së martës kundër Ukrainës.
Donçiç me këtë rezultat ka kaluar Nikos Gallis, greku i viteve ’80, i cili shënoi 46 pikë në një ndeshje, shkruan Super Sport.
Në pozitën e 3-të janë 3 lojtarë me nga 44 pikë Miki Berkovich, Doron Jamchi dhe Nenad Markoviç. 41-të e Giannis janë rezultati i gjashtë më i lartë në Eurobasket.