Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur për reciprocitetin me targat bëri të ditur se propozimi në Bruksel për targa neutrale i ndërmjetësuesit në dialog Miroslav Lajçak, është i pa pranushëm për Kosovën, raporton InLajmi.
Sipas tij, opsionet e pranueshme për Kosovën janë targat që nuk shkelin Kushtetutën e vendit dhe ligjet mbi parimin e reciprocitetit.
“Duhet ta shohim takimin e sotëm se a kanë opsione të tjera të reja, por opsionet ku Kosova duhet të prodhojë targa neutrale për vetveten nuk vijnë në konsiderim me mua si kryeministër e me këtë udhëheqje demokratike”, ka deklaruar Kryeministri Kurti në konferencën për media.
Kurti ka përsëritur se target RKS janë targat e shtetit të Kosovës. Tutje ka shtuar ai se nuk mund të bëj asgjë kundër kushtetutshmërisë dhe ligjeve të Republikës së Kosovës.
“Unë nuk do të isha kryeministër po të mos ishte Kosova Republikë, unë s’mund të bëjë asgjë kundër Republikës, përveç që s’dua”, është shprehur Kurti. /InLajmi/