Për nder të legjendës së basketbollit amerikan, Bill Russell, NBA ka marrë vendim që secili parket i skuadrave pjesëmarrëse në ligë do ta ketë të vendosur numrin e tij në parketin e vet.
Pos kësaj, në krahun e djathtë të secilit basketbollist do të vendoset një shenjë që simbolizon tashmë të ndjerin.
Numri i vendosur në parket do të jetë brenda një “tërfili” që është simbol i skuadrës për të cilën Russell luajti, Boston Celtics.
Ai vdiq në moshën 88-vjeçare, më 31 korrik, transmeton lajmi.net.
Numri 6 është pikërisht numri që amerikani mbante në shpinë dhe që u identifikua me të, falë paraqitjeve mbresëlënëse si basketbollist.