Një dritë ngjyrë rozë ndriçoi qiellin në një qytet në Australi gjatë mbrëmjes së të martës. Fenomeni është filmuar nga një grua e quajtur Tammy Szumowski, e cila u bë konfuze në momentin kur e pa.
“Ruajta qetësinë dhe u thashë fëmijëve që nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Por me veten time mendoja se çfarë dreqin është kjo”, u shpreh Tammy.
Por sikundër dhe banorët e tjerë të zonës, edhe ajo mendoi se ishte një fenomen alien, një asteroid i rrëzuar apo një apokalips, shkruan tv klan.
“Të gjithë skenarët për fundin e botës po kalonin në mendjen time”, tha ajo.