Skuadra e Ballkanit e ka “lëshuar dorën” në ndeshjen ndaj La Fioritas të vlefshme për raundin e 2-të në kualifikimet për në Conference League.
Ndeshja e luajtur në San Marino nuk pati histori, pasi suharekasit shënuan plot 4 herë, duke shpërdoruar edhe shumë mundësi të tjera.
Fillimisht Korenica, e pastaj Rrahmani (x2) dhe Berisha shkundën rrjetën e vendasve, së bashku me ambiciet e tyre për të kaluar tutje në raundin e 3-të.
Gjithçka foli në të mirë të skuadrës së Ilir Dajës që, përkundër rezultatit, nuk zmbrapseshin nga sulmi.
Falë kësaj fitoreje, kampionët e Superligës janë me një këmbë në raundin tjetër, përcjell lajmi.net.
Ndeshja kthyese luhet në “Fadil Vokrri” një javë më vonë.