Nisma Socialdemokrate që drejtohet nga Fatmir Limaj ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Financave Hekuran Murati, përcjell InLajmi.
Kjo kërkesë nga Nisma Socialdemokrate vjen pas një deklarate të ministrit Murati ku ka thënë se më lirë do të kushtonin mercenarët sesa UÇK-ja.
Më tej kjo nismë socialodemokratike e quante Hekuran Muratin mercenarë dhe kërkon që të jep dorëheqje nga posti i Ministrit të Qeverisë së Kosovës.
Njoftimi i plotë nga Nisma Socialdemokrate:
Një mercenar në krye të Ministrisë së qeverisë së Albin Kurtit!
Deklarata e ministrit të financave Hekuran Murati se; “më lirë do të na kushtonin mercenarët sesa UÇK-ja” është skandal i rëndë dhe si i tillë është i pafalshëm për një bartës të një funksioni publik. Një deklaratë e tillë nga një zyrtar i lartë qeveritar fyen rëndë vuajtjet e shekullore të popullit shqiptar! Fyen rëndë mijëra dëshmorë dhe martirë të cilët dhanë jetën për çlirimin e vendit! Fyen rëndë çdo luftëtar të UÇK-së. Fyen rëndë qindra fëmijë të vrarë në mënyrë mizore nga barbaria serbe! Fyen rëndë mbi 20 mijë gra e vajza të dhunuara gjatë luftës!
Fyen rëndë lirinë e vendit.
Ky tip mercenari nuk e kupton dot vlerën e lirisë as si koncept e as si realitet.
Lufta e UÇK-së është vlera më e çmueshme dhe themeli i lirisë së vendit. Liria nuk është pazar, siç e sheh mercenari, Hekuran Murati!
Prandaj, NISMA Socialdemokrate kërkon dorëheqje të menjëhershme të Hekuran Muratit nga posti i Ministrit të Qeverisë së Kosovës si dhe distancim publik të kryeministrit Albin Kurti nga kjo deklaratë skandaloze! /InLajmi/