Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha ka folur në seancën plenare të së enjtes për problemet brenda Universitetit të Prishtinës, raporton InLajmi.
“Kjo e ka kthyer prapë atë pak shprese se brenda atij universiteti mund të ketë vendimmarrje e autonomi. Ideja është që të rrisin ndikimin dhe t’ia ndalin frymën universitetit me gjatë. Kësaj qeverie as arsyetimet më nuk i bien tamam”, ka thënë ajo.
Hoxha ka thënë se ideja e Lëvizjes Vetëvendosje është që ta rrisin ndikimin e tyre në Universitetin e Prishtinës.
Tutje Hoxha ka shtuar se arsyetimet e Qeverisë së Kosovës nuk janë aspak të qarta./InLajmi/