Policia e Kosovës, ka njoftuar se janë arrestuar 7-të persona ku janë rrahur mes vete në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Sipas policisë të dyshuarit janë rrahur për shkak të një mos marrëveshje të një prone që pritet të trashëgohet.
Ndërsa lëndime trupore kanë pësuar të gjithë, dhe menjëher janë dërguar për tretman mjekësor.
Më tej thuhet se me vendim të prokurorit 6 persona janë në mbajtje ndërsa një është dërguar me procedur të rregullt.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Prishtinë 29.06.2022-22:00. Janë arrestuar 7-të të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një prone që pritet të trashëgohet janë rrahur mes vete. Lëndime trupore kanë pësuar të gjithë të dyshuarit të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit 6-të të dyshuar dërgohen mbajtje ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt. /InLajmi/