Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Milaim Ahmetaj, ka vizituar ish-krerët e PDK-së, Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin dhe pjesëtarët e tjerë të UÇK-së të cilët janë në paraburgim në Hagë, përcjell InLajmi.
Ahmetaj tha se me ish-krerët e UÇK-së, ka qenë një vizitë tejet emocionuese në Hagë.
Gjithashtu zyrtari i PDK-së u shpreh ata janë duke u mbajtur padrejtësisht brenda.
Më tej tha se është duke e pritur me padurim kthimin e tyre në tokën e Kosovës.
Postimi i tij:
Ne ditë te veçantë, vizitohen njerëz te veçantë!
Të fortë dhe krenarë për luftën çlirimtare për lirinë e Kosovës, sot pata fatin ta takoj liderin historik te Republikës së Kosovës dhe të PDK-së Kadri Veselin, pata knaqësin ta përshendes ish- Presidentin Hashim Thaqi si dhe ish-Kryetarin e Kuvendit Jakup Krasniqi, ishte një vizitë tejet emocionuese që pata në Hagë. Besoj fuqishëm në drejtësi ashtu siç besoj në çlirimtarët dhe shokët tyre, po mbahen padrejtësisht brenda, sepse lufta e tyre mbrojtëse për popullin e Kosovës ishte e drejtë dhe e pastër, presim me pa durim kthimin e tyre triumfues në tokën e tyre çlirimtare.
Një popullë që harron dëshmorët dhe harron çlirimtarët historia ju përseritet!
Liria ka emër!
Të fala të përzemërta! /InLajmi/