Partia Socialdemokrate ka organizuar një aksion para Qeverisë së Kosovës, raporton InLajmi.
Anëtarët e kësaj partia para Qeverisë kanë dorëzuar peticionet e Lëvizjes Vetëvendosje në vitin 2015 kur e kanë kundërshtuar marrëveshjen Kosovë-Serbi për energjinë.
Marrëveshja Kosovë-Serbi për energjinë është nënshkruar këtë muaj nga Qeveria e Kosovës.
Edhe kryeministri, Albin Kurti shihet të ketë nënshkruar peticionet e vitit 2015.
Opozita nuk e ka kundërshtuar marrëveshjen Kosovë- Serbi, por ka kërkuar nga pushteti që të sqarojnë veprimet e tyre për publikun e gjerë./InLajmi/