Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pas vdekjes së regjisores, Vjosa Berisha ka shprehur ngushëllimet e tij për të ndjerën, përcjell InLajmi.
Haradinaj ka thënë se ikja e hershme nga jeta e regjisores Vjosa Berisha ishte shumë e dhimbshme.
Tutje Haradinaj ka thënë se Vjosa ishte një grua e fuqishme që kishte shumë dashuri për jetën.
Gjithashtu Haradinaj ka ngushëlluar familjen e Vjosa Berishës dhe tërë komunitetin artistik.
Postimi i plotë i tij:
E dhimbshme ikja e hershme e regjisores Vjosa Berisha, grua e fuqishme me shumë pozitivitet dhe dashuri për jetën.
Ngushëllime të sinqerta familjes dhe komunitetit artistik.
Vjosa u prehtë në paqe!/InLajmi/