Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar vizitën në samitin e Bashkimit Evropian në Bruxel, transmeton InLajmi.
“Vend i bukur njerëz të këndshëm fjalë të bukura foto të bukura dhe imagjinoni sa më bukur mund të ishte nëse premtimet e bukura do të pasoheshin nga një dorëzim i këndshëm… Por ne shqiptarët nuk jemi aq të mirë sa të dorëzohemi lehtë! Kështu që ne do të vazhdojmë dhe do të punojmë edhe më shumë për ta bërë Shqipërinë një anëtare të mirë të BE-së” shkroi Rama.
Rama tha se në Bruxel kaluan shumë mirë, por më mirë do ishte nëse do realizoheshin premtimet e BE-së ndaj shqiptarëve.
Tutje Rama tha se shqiptarët nuk dorëzohen lehtë deri sa të mbërrijnë synimin e tyre./InLajmi/