Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismajli ka reaguar pas vdekjes së regjisores Vjosa Berisha, përcjell InLajmi.
Ismajli tha se Vjosa Berisha ishtë një ndër figurat më të rëndësishme dhe aktive të artit dhe kulturës në vend.
Tutje Ismajli tha se Vjosa Berisha prapa ka lënë një trashëgimi të pasur kulturore.
Uran Ismajli ka falënderuar Vjosën për gjithë kontributin e saj artistik.
Postimi i plotë i tij:
Sot na la një ndër figurat më të rëndësishme dhe aktive të artit dhe kulturës në vendin tonë, regjisorja Vjosa Berisha. Vjosa, gjatë një jete përplot aktivizëm, mbrapa na la një trashëgimi të pasur kulturore dhe një shembull të rrallë prej një gruaje të fuqishme, e cila nuk njohu dorëzimin as në momentet më kritike të saj. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë komunitetit artistik. Faleminderit për kontributin dhe shembullin që na le prapa, Vjosë!/InLajmi/