Klubit i Basketbollit “Prishtina” ka njoftuar se trajneri të ri do e kenë, trajnerin e mirënjohur turk me prejardhje shqiptare, Ekrem Memnun, përcjell InLajmi.
“Prishtina” ka njoftuar se Ekrem Memnun ka qenë trajneri i skuadrës “Galatasaray”.
Tutje Klubi i Basketbollit “Prishtina” ka treguar se pas ardhjes së trajnerit të ri do të diskutohen transferet vendore dhe të huaja të cilat do të zbulohen në javët e ardhshme
Njoftimi i plotë, i Klubit të Basketbollit, Prishtina:
EKREM MEMNUN, TRAJNERI I MIRËNJOHUR TURK ME PREJARDHJE SHQIPTARE NGA SKUADRA E GALATASARAY MERR DREJTIMIN E SKUADRËS TONË
Ekrem Memnun rikthehet në shtëpinë e kampionëve të cilën e drejtoi për 2 vite (2003-2005). Ai vjen pas një sezoni me skuadrën e madhe turke e Galatasaray tek meshkujt, por me një përvojë të madhe si trajner i Anadolu Efes, Daruşşafaka dhe fitues i EuroLeague me Galatasaray (femrat) dhe timonier i kombëtares turke (femrat). Ai poashtu posedon çmime individuale si: trajner i vitit në Kosovë (2005), trajner i vitit në EuroLeague (2014) dhe trajner i vitit në Superligën Turke (2015).
Me ardhjen e tij në Prishtinë, do të diskutohen transferet vendore dhe të huaja të cilat do të zbulohen në javët e ardhshme./InLajmi/