Profesori Blerim Latifi e ka quajtur “budallaki të vitit 2022” mosmbajtjen e festivalit Sunny Hill në Prishtinë. Thotë se kryeqytetit i duhej ky organizim.
“Definitivisht Prishtina e ka një jetë kulturore të varfër, mjerisht, fatkeqësisht….”, thotë Latifi.
“Ky është kryeqyteti i Republikës së Kosovës por realisht nuk ndodh asgjë që ka ndonjë impakt, që ka ndonjë vlerë kulturore. Sunny Hill gjithmonë ka dalë në media, ka pasur rëndësi. Kanë ardhur audiencë ndërkombëtare, ka qenë në kuptimin e plotë të fjalës ngjarje kulturore e cila ia ka dhënë një sharm pak më ndryshe këtij qyteti”, tha Latifi në emisionin Pressing në T7.
“Sunny Hill e ka pasë vendos Kosovën në hartën kulturore të shoqërive bashkëkohore europiane, perëndimore. Tash për një budallaki tonën që në thelb është mentalitet agrar, jo qysh m’i dhënë tokë, jo shumë tokë, jo është pak tokë, është mentalitet agrar se shoqëritë agrare e kanë e glorifikojnë tokën si të tillë”, tha ai.