Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier për nder të “Ditës së Çlirimit të Kosovës” ka marrë pjesë në aktivitetin e organizuar “Nga eksodi në liri”, ku të pranishëm ishin edhe presidentja e vendit Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, përcjell InLajmi.
Ky aktivitet u mbajt në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
Hovenier u shpreh i nderuar që po e feston këtë ditë përkrah zyrtarëve të Kosovës.
Ambasadori amerikan rikujtoi se 23 vjet më parë shumë kosovarë u kthyen në shtëpi, por NATO solli stabilitet dhe prosperitetit për Kosovën dhe rajonin. /InLajmi/
https://twitter.com/USAmbKosovo/status/1535968574895968257?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1535968574895968257%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fekonomiaonline.com%2Fpolitike%2Fambasadori-amerikan-nga-bllaca-nato-solli-stabilitet-dhe-prosperitet-per-kosoven-dhe-rajonin%2F
