35 vjeçarja e cila ishte lënduar gjatë ditës së djeshme nga rrëzimi i lisit në lagjen “Pejton” në Prishtinë, është dërguar për shërim jashtë vendit.
Kështu tha mjeku Sami Bajçinca.
“Ajo në orët e vona të mbrëmjes është nisur për shërim jashtë vendit. Ka shkuar për trajtim në Shkup. Domethënë me rekomandim të kirurgëve spital ajo ka shkuar jashtë për t’u mjekuar”– tha Bajçinca.
Bajçinca ka folur për gjendjen e 35 vjeçares.
Ai theksoi se pasojat e lëndimit mund të shihen më vonë.
Sipas tij ajo rrezikon edhe të mbetet e palëvizshme.
“Gjendja e saj sipas trajtimit në emergjencë është stabile. Domethënë me tension e me vetëdije është stabile. Por, lëndimet janë të rënda. Ajo e ka të humbur përkohësisht lëvizjen dhe rrezikohet të mbetet e palëvizshme për tërë jetën” –theksoi ai.
“Ajo ka lëndime serioze. Ka marrë lëndime në palcën kurrizore, ka të thyera unazat e shpinës, qafës, eshtra ” – tha Bajçinca.
Si pasojë e motit të lig, gjatë ditës së djeshme në Prishtinë e humbi jetën një 30 vjeçar nga Podujeva, shkruan Klan Kosova.
Vdekja e tij erdhi si pasojë e goditjes nga një lis, i cili u rrëzua si pasojë e erërave të forta.