Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres ka reaguar ndaj lajmit për civilët e vrarë në Bucha të Ukrainës, transmeton InLajmi.
Ai tha se një hetim i pavarur për civilët e vrarë është “thelbësor” për të siguruar pastaj përgjegjësinë efektive ndaj atyre që e kanë kryer këtë krim.
“Jam thellësisht i tronditur nga imazhet e civilëve të vrarë në Bucha, Ukrainë,” tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres në një deklaratë të dielën, shkruan CNN.
“Është thelbësore që një hetim i pavarur të çojë në llogaridhënie efektive,” vazhdoi ai. /InLajmi/