Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar ushtrinë e tij që të vendosë forcat e parandalimit bërthamor të vendit në gatishmëri të lartë, pas deklaratave të njëpasnjëshme të vendeve të NATO-s .
“Zyrtarët e lartë të vendeve kryesore të NATO-s kanë dhënë deklarata agresive kundër vendit tonë, prandaj urdhëroj Ministrin e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse të ngrënë forcat parandaluese të ushtrisë ruse në një regjim special”, tha Putin në deklaratën e tij, transmeton TCH.
Më herët, Putin ka paralajmëruar vendet e huaja që të mos ndërhyjnë në pushtimin që Rusia po bën në Ukrainë që prej të enjtes, duke paralajmëruar pasoja të rënda. Ai ka pozicionuar raketa anti-ajrore dhe sisteme të tjera raketore të avancuara në Bjellorusi dhe ka vendosur flotën e tij në Detin e Zi në një përpjekje për të parandaluar një ndërhyrje perëndimore në Ukrainë.