Këtë të diel, gjatë ditës Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe lideri i Rusisë Vladimir Putin kanë biseduar rreth tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës.
Kjo u pa si një përpjeke e fundit për të shmangur pushtimin e Ukrainës nga forcat ruse, ka deklaruar zyra e presidentit Macron.
Telefonata ka zgjatur më shumë se 100 minuta, dhe kjo erdhi 2 javë pas takimit që presidenti Macron ka pasur me Putinin në Moskë.
Kjo telefonatë u bë një ditë pasi që Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky kishte deklaruar se nuk do t’i përgjigjet provokimeve që vijnë nga rrebelët që përkrahin Rusinë, dhe se ai është i gatshem për dialog.
Në fjalimin e tij në konferencën e Sigurisë në Mynih, Zelensky i ka kërkuar shteteve perëndimore që t’i ndalin ato që ai e quante “politika të buta” ndaj Putinit, duke kërkuar kështu një presion më të madhë ndaj Rusisë, transmeton lajmi.net
Pas kësaj bisede me Putinin të dielën, Macron ka telefonuar edhe Zelenskyn, ka deklaruar zyra e presidencës Franceze.