Në Zveçan është gjendur një person pa shenja jete, përcjell InLajmi.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës gjatë 24 orëve, ndërsa bën me dije se 2 ankues kosovarë kanë informuar se viktimën mashkull po ashtu kosovar e kanë gjetur pa shenja jetë në shtëpinë e tij.
Lidhur me këtë rast, Policia ka njoftuar Prokurorinë e shtetit, ndërsa trupi i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Vdekje e dyshimtë
Zveçan, 23.01.2022 – 11:45. 2 ankues kosovarë kanë informuar se viktimën mashkull Kosovar e kanë gjetur pa shenja jetë në shtëpinë e tij. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore./InLajmi/