Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde për të biseduar për menaxhimin e pandemisë, përcjell InLajmi.
Në takimin e mbajtur është biseduar për pandeminë Covid-19, porcesin e vaksinimit, gjithashtu është diskutuar edhe mbështetja që i kanë dhënë partnerët ndërkombëtarë Kosovës në ballafaqimin e pandemisë e sidomos edhe Gjermania.
Ministri Latifi e ka falëndëruar shtetin e Gjermanisë për mbështetjen dhe janë pajtuar për fuqizimin e projekteve të përbashkëta në shëndetësi.
Postimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:
Ministri i Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi ka pritur sot në takim njoftues Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, z. Jörn Rohde.
Në këtë takim është biseduar për pandeminë COVID-19, procesin e vaksinimit dhe mbështetjen që Kosovës i kanë dhënë partnerët ndërkombëtarë në ballafaqimin me sfidën e pandemisë.
Në këtë drejtim, Ministri Latifi ka falënderuar shtetin e Gjermanisë për mbështetjen konkrete që i ka ofruar sistemit shëndetësor në Kosovë në vazhdimësi.
Ministri Latifi dhe Ambasadori Rohde janë pajtuar për fuqizimin e projekteve të përbashkëta në shëndetësi dhe gjithashtu kanë theksuar rëndësinë e vaksinimit dhe zbatimin e masave kundër COVID-19 me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik. /InLajmi/