Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në lidhje me marrjen në pyetje të gazetarit Adriatik Kelmendi nga BIA serbe gjatë një vizite të tij në Beograd në dhjetor, përcjell InLajmi.
Konjufca këtë e ka quajtur të papranueshme.
E në lidhje me këtë, Konjufca tha se Vuçiq i ka bërë të marten thirrje Kosovës për ‘’Open Balkan’’, duke thënë se Serbia do të jetë ‘shtëpi e dytë’ për shqiptarët.
‘’Shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë ende u ndalohet përdorimi institucional i flamurit kombëtar edhe pse jetojnë në trojet e veta. Populli ynë atje është pakica kombëtare më e diskriminuar në Evropë’’, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i tij:
Sot Gjykata e Apelit në Beograd e ka quajtur të ligjshëm përdorimin e termit shovinist e ofendues për shqiptarët, duke e rrëzuar padinë e ngritur ndaj ministrit të brendshëm Vulin nga Këshilli Kombëtar Shqiptar. Serbia udhëhiqet nga figura politike të cilat i mohojnë masakrat që Serbia i ka kryer në Kosovë.

Shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë ende u ndalohet përdorimi institucional i flamurit kombëtar edhe pse jetojnë në trojet e veta. Populli ynë atje është pakica kombëtare më e diskriminuar në Evropë.
Në anën tjetër sot është intervistuar gazetari Adriatik Kelmendi nga shërbimi sekret i Serbisë. Gjatë kohës së Milosheviqit këto i quanin ‘biseda informative’. Vërtet e trishtë dhe e papranueshme.
Hiç më larg se dje Vuçiq edhe një herë na bëri ftesë për pjesëmarrje në Open Ballkan, duke shtuar se Serbia do të jetë ‘shtëpi e dytë’ për shqiptarët.
Ky është Open Ballkan i 24 orëve të fundit që po tentohet të na shitet si ‘fqinjësi e mirë’./Lajmi.net/