Ndeshja e nesërme pritet të jetë një ndeshje e madhe pë Kosovën dhe Anglinë, tifozët Dardan janë më të gatshëm se kurrë.
Tifozët e anglezë tani më janë në Prishtinë dhe janë duke e pritur lojën e madhe Kosovë-Angli, shkruan InLajmi.
Sheshi i Prishtinës i zbukuruar nga flamuj të Anglisë dhe Kosovës, këtë e kanë pritur shumë mirë qytetarët e Kosovës por edhe ata mysafirët e Anglisë. Përmes rrjeteve sociale tifozët anglez kanë deklaruar se po kalojnë shumë mirë në Kosovë, disa prej tyre e theksojnë ushqimin, mikpritjen. Tifozëve anglez po u pëlqen Kosova, tek sheshi u panë tek pinin bira e kafe.
Ndeshja e shumë pritur do të filloj në ora 18:00, loja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa ‘Dardanët’ kanë humbur gjasat për t’u kualifikuar nga Grupi A.
Anglia dhe Kosova janë takuar për herë të parë në Southampton, me vendasit që fituan 5:3 pas një drame të vërtetë.
Përfaqësuesja jonë do të përballet me kombëtaren angleze të dielën në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020. /InLajmi