Drenica përballet me Ballkanin sot me fillim nga ora 13:00, shkruan lajmi.net.
Ballkani është lider në Superligë pas 16 xhirove me 30 pikë, kurse Drenica ka 20 pikë në pozitën e gjashtë.
Drenicasit nuk po kalojnë aspak formë të mirë, dhe sot synojnë të këndellen përballë një kundërshtari aspak të lehtë.
Në anën tjetër, Gjilani e pret në shtëpi Malishevën sfidë kjo që nis në ora 13:00.
Gjilanasit synojnë të rikthehen në krye të tabelës pasi kanë 29 pikë në pozitën e dytë, ndërsa Malisheva është e shtata me 18 pikë, shkruan Lajmi.net.
Ndërkohë nesër luhet tri ndeshjet tjera të kësaj xhiroje Dukagjini-Llapi, Ulpiana-Feronikeli, Prishtina-Drita.